Një produkt i

FaturXNjë program.
Shumë mundësi.

Programi i menaxhimit që përshtatet me biznesin tuaj.

Nisni me funksionet bazë dhe shtoni modulet që ju nevojiten. Për kërkesa të veçanta, FaturX mund të përshtatet dhe të plotësohet me zhvillime shtesë.

CloudProgrami juaj, i aksesueshëm onlineNë pajisjen tuajWindows · Android · iPhone · WebBackofficeAdministrim dhe raporte të biznesitMe moduleZgjidhni funksionet që ju duhen
FaturX në punën e përditshme

Në biznes. Në lëvizje.
Në pajisjen tuaj.

FaturX është një program cloud. Instalohet në Windows, Android dhe iPhone, si edhe hapet nga Web.

Ilustrim i FaturX për menaxhimin e tavolinave, në laptop dhe celular

Pamje ilustruese e modalitetit të tavolinave. Funksionet përcaktohen sipas konfigurimit të biznesit.

01 / PËRDORIMI

Punoni nga kompjuteri

Përdorni FaturX në Windows ose hapeni nga Web për punën e përditshme të biznesit.

02 / MOBILITETI

Përdoreni në celular

FaturX instalohet edhe në Android dhe iPhone, për përdorim nga pajisja që ju përshtatet.

03 / KONFIGURIMI

Përshtateni me aktivitetin

Tavolina, bar, delivery ose parkim: modalitetet dhe modulet zgjidhen sipas mënyrës suaj të punës.

FaturX për aktivitetin tuaj

Zgjidhni biznesin tuaj.

Zbuloni zgjidhjen e përshtatur për mënyrën si punoni.

Çdo biznes ka mënyrën e vet të punës. Së bashku përcaktojmë modulet dhe përshtatjet e nevojshme.

Backoffice · Administrimi

Puna e përditshme,
në një pamje më të gjerë.

Shihni çfarë shitet, ndiqni furnizimet dhe konsultoni lëvizjet e arkës. Raportet e FaturX ju ndihmojnë të kuptoni aktivitetin e biznesit tuaj.

Zbuloni raportet
Ilustrim i Backoffice FaturX me të ardhura dhe shpenzime, shitje sipas artikujve, analizë artikujsh dhe ditar arke
Pamje ilustruese e raporteve me të dhëna shembull. Klikoni figurën për ta zmadhuar.

Shitjet e biznesit

Shitje sipas artikujve, klientëve dhe punonjësve, si edhe raport analitik i artikujve në shitje.

Furnizimet dhe artikujt

Furnizime sipas furnitorit, raport analitik me artikuj në furnizim dhe analiza e artikujve.

Të ardhurat dhe arka

Raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve dhe ditari i arkës, për të ndjekur veprimet e biznesit.

Një bazë. Shumë mundësi.

Zgjidhni çfarë ju duhet.

Ndërtoni kombinimin tuaj të moduleve sipas mënyrës si punon biznesi.

DY PRODUKTE TË DAISY&ETM

FaturX për menaxhimin.
Faturon për fiskalizimin.

FaturX është program për menaxhimin e brendshëm të biznesit. Ai nuk kryen fiskalizimin dhe nuk zëvendëson detyrimin për lëshimin e faturave të fiskalizuara sipas legjislacionit në fuqi.

Daisy&ETM ofron Faturon për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave. Faturon është produkt i veçantë, i certifikuar nga AKSHI dhe DPT, që ka edhe funksione menaxhimi. FaturX mund të lidhet drejtpërdrejt me Faturon për fiskalizim. Tatimpaguesi është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve të tij të faturimit dhe fiskalizimit sipas legjislacionit në fuqi.

Na tregoni çfarë ju nevojitet →
Nga nevoja te zgjidhja

Le ta ndërtojmë
paketën tuaj së bashku.

01 / NA TREGONI

Si punon biznesi juaj?

Aktiviteti, pikat e shërbimit dhe proceset që dëshironi të menaxhoni.

02 / ZGJEDHIM

Modulet e duhura.

Përcaktojmë bashkë funksionet dhe ju prezantojmë zgjidhjen në demonstrim.

03 / PROPOZOJMË

Një ofertë për ju.

Merrni ofertën e përshtatur me konfigurimin dhe kërkesat e biznesit tuaj.

Hapi i radhës

Çfarë i duhet
biznesit tuaj?

Zgjidhni modulet që ju interesojnë dhe, nëse ju nevojitet, shënoni interesin për lidhjen me Faturon. Kërkesa përgatitet në emailin tuaj dhe mund ta kontrolloni përpara dërgimit.

Ose na shkruani drejtpërdrejt:
info@daisy-etm.com ↗

Hap aplikacionin tuaj të emailit. Asnjë kërkesë nuk dërgohet automatikisht.

Pyetje të shpeshta

Përpara se të fillojmë.

A duhet t’i marr të gjitha modulet?

Paketa përcaktohet sipas nevojave tuaja. Në demonstrim sqarojmë kombinimin e moduleve dhe mënyrën e përdorimit.

Si përcaktohet çmimi?

Oferta përgatitet pasi të sqarohen modulet dhe konfigurimi i kërkuar për biznesin tuaj.

Po fiskalizimi i faturave?

FaturX shërben për menaxhimin e brendshëm dhe nuk kryen fiskalizim. Daisy&ETM ofron Faturon për fiskalizimin e faturave; FaturX mund të lidhet drejtpërdrejt me të. Përdorimi i FaturX nuk zëvendëson detyrimin e tatimpaguesit për të lëshuar dhe fiskalizuar faturat sipas legjislacionit në fuqi.