Kryefaqja / Bizneset / Bar-Kafe
Një produkt i

FaturX —
Program menaxhimi
për Bar-Kafe

Organizoni shërbimin. Ndiqni punën e lokalit.

Nga marrja e porosisë te pagesa dhe raportet e ditës: menaxhoni tavolinat, banakun dhe turnet me funksionet që i duhen bar-kafesë suaj.

  • Planimetria sipas lokalit tuaj
  • Operatorë dhe turne
  • Magazinë dhe raporte sipas nevojës
Tavolina & porosiShërbim në banakOperatorë & turneAdministrim & raporte
Bar-kafeja juaj, edhe në ekran

Tavolinat në program,
aty ku janë në sallë.

FaturX pasqyron vendosjen reale të tavolinave të bar-kafesë, edhe kur ambienti ka një planimetri të thyer ose në formë L. Në ekran paraqiten konturi i ambientit dhe tavolinat në formë skematike, me pozicionet dhe format sipas lokalit tuaj.

01Salla e bar-kafesë
Ilustrim i sallës së bar-kafesë nga lart me gjashtëmbëdhjetë tavolina të numëruara në pozicione të ndryshme
Vendosja e tavolinave në ambientin fizik.
02Planimetria skematike në FaturX
Ilustrim i FaturX me tavolinat 1 deri në 16 të vendosura sipas organizimit të sallës
Konturi i ambientit dhe pozicionet e tavolinave, në pamje skematike.

Pamje ilustruese të një bar-kafeje në formë L me 16 tavolina. Planimetria konfigurohet sipas ambientit të bar-kafesë. Klikoni figurat për t’i zmadhuar.

Një sallë e njohur

Operatori orientohet në ekran duke ndjekur vendosjen e tavolinave në bar-kafe.

Forma dhe pozicione të përshtatura

Planimetria ndjek organizimin e sallës, me tavolina të formave dhe vendosjeve përkatëse.

Porositë pranë tavolinës përkatëse

Menaxhimi i tavolinave lidhet me punën e përditshme të shërbimit dhe porosive.

Zgjidhja juaj e menaxhimit

Nga porosia e parë
te mbyllja e turnit.

Funksionet kombinohen sipas nevojave të biznesit tuaj. Paketa dhe përfshirja e moduleve përcaktohen në ofertën përkatëse.

01 /

Tavolinat dhe porositë

Pasqyroni tavolinat sipas planimetrisë së lokalit. Ndiqni porositë, transferoni tavolina ose operatorë dhe shtoni komente për artikujt.

02 /

Pagesat gjatë shërbimit

Regjistroni pagesën e plotë ose të pjesshme të porosive dhe konsultoni shitjet e kryera.

03 /

Artikujt dhe çmimet

Organizoni artikujt në grupe, shtoni fotografi dhe përcaktoni rregulla çmimesh ose zbritje gjatë shitjes.

04 /

Operatorët dhe turnet

Organizoni të drejtat sipas roleve dhe përdorni hapjen e mbylljen e turneve.

SHËRBIMI NË BANAK

Porosia në ekran.
Shërbimi në banak.

Organizoni kafetë, pijet dhe ëmbëlsirat në një menu të qartë, me kategori, fotografi dhe çmime. Regjistroni porositë sipas mënyrës si punon lokali juaj.

  • Artikuj të grupuar për marrjen e porosisë.
  • Komente për kërkesat e klientit.
  • Pajisjet dhe printimi përcaktohen sipas konfigurimit.
Kërkoni një demonstrim →
Terminal POS dhe printer porosish në banakun e një bar-kafeje
Pamje ilustruese. Ndërfaqja dhe pajisjet përcaktohen sipas konfigurimit.
FaturX gjatë shërbimit

Tavolinat në pamje.
Porositë të organizuara.

Përdorni modalitetin e tavolinave ose punoni në banak sipas organizimit të lokalit. Pamjet më poshtë ilustrojnë ndërfaqen në laptop dhe celular.

Pamje ilustruese e FaturX për tavolinat dhe modalitetet e shërbimit në laptop
Në kompjuter · Tavolinat dhe ambienti i punës
Pamje ilustruese e FaturX për tavolinat në celular
Në celular · Ndërfaqe e përshtatur
CloudWindowsAndroidiPhoneWeb

FaturX është program cloud, me instalim në Windows, Android dhe iPhone dhe akses nga Web. Pamjet janë ilustruese; konfigurimi përcaktohet sipas nevojave të lokalit.

Administrimi i bar-kafesë

Shërbimi në sallë.
Qartësia në administrim.

Ndiqni shitjet, artikujt dhe veprimet e regjistruara. Përdorni raportet për të kuptuar më mirë aktivitetin e lokalit.

Shitjet dhe operatorët

Konsultoni shitjet sipas artikujve, klientëve dhe punonjësve. Organizoni punën me role dhe turne.

Artikujt dhe furnizimet

Shihni furnizimet sipas furnitorit dhe analizat e artikujve. Përfshini magazinën sipas nevojës.

Të ardhurat dhe arka

Konsultoni të ardhurat, shpenzimet dhe ditarin e arkës për veprimet e regjistruara në program.

Ilustrim i Backoffice FaturX me grafik dhe raporte të biznesit
Ilustrim i raporteve me të dhëna shembull. Klikoni për ta zmadhuar.
Sipas nevojave të lokalit

Shtoni funksionet
që ju duhen.

Modulet dhe kombinimi i tyre përcaktohen së bashku. Përfshirja dhe konfigurimi saktësohen në ofertë.

01 /

Magazina

Ndiqni hyrjet, daljet dhe gjendjen e mallrave të lokalit.

Më intereson
02 /

Receta dhe artikuj të përbërë

Organizoni përbërësit dhe lidhjen e tyre me artikujt që shisni.

Më intereson
03 /

Skadencat dhe lotet

Përfshini ndjekjen e afateve të produkteve dhe loteve.

Më intereson
04 /

Porosi nga tavolina

Shtoni mundësinë e porosisë online nga tavolina.

Më intereson
05 /

Raporte të detajuara

Plotësoni administrimin me raportet që i nevojiten biznesit.

Më intereson
06 /

Fiskalizimi me Faturon

FaturX mund të lidhet me Faturon për fiskalizimin e faturave cash dhe noncash.

Më intereson

Lokali juaj ka një mënyrë të veçantë pune?

Na tregoni kërkesën dhe shqyrtojmë mundësitë e përshtatjes ose të zhvillimeve shtesë.

Na tregoni nevojën tuaj →
Ta shohim konkretisht

Një demonstrim për biznesin tuaj.

Na tregoni çfarë ju nevojitet. Do të përcaktojmë së bashku konfigurimin dhe do të përgatisim ofertën.

info@daisy-etm.com ↗

Hap aplikacionin tuaj të emailit për kontroll dhe dërgim. Kërkesa nuk dërgohet automatikisht.

Zbuloni zgjidhjet e tjera.