Kryefaqja / Bizneset / Restorant
Një produkt i

FaturX —
Program menaxhimi
për Restorant

Salla dhe kuzhina, në një rrjedhë pune.

Nga planimetria e sallës te porositë dhe administrimi: organizoni shërbimin sipas mënyrës si punon restoranti juaj.

  • Planimetria sipas sallës reale
  • Porosi dhe shërbim në tavolinë
  • Kuzhinë, receta dhe magazinë sipas nevojës
Planimetria e sallësTavolina & porosiKuzhina & përgatitjaAdministrim & raporte
Restoranti juaj, edhe në ekran

Tavolinat në program,
aty ku janë në sallë.

FaturX mundëson konfigurimin e planimetrisë sipas vendosjes reale të tavolinave në restorant. Në ekran, konturi i ambientit dhe tavolinat paraqiten në mënyrë skematike, duke ruajtur pozicionet dhe format përkatëse.

01Salla e restorantit
Ilustrim i sallës së restorantit nga lart me tetë tavolina të numëruara në pozicione të ndryshme
Vendosja e tavolinave në ambientin fizik.
02Planimetria skematike në FaturX
Ilustrim i FaturX me tavolinat 1 deri në 8 të vendosura sipas organizimit të sallës
Konturi i ambientit dhe pozicionet e tavolinave, në pamje skematike.

Pamje ilustruese të së njëjtës sallë. Planimetria konfigurohet sipas ambientit të restorantit. Klikoni figurat për t’i zmadhuar.

Një sallë e njohur

Operatori orientohet në ekran duke ndjekur vendosjen e tavolinave në restorant.

Forma dhe pozicione të përshtatura

Planimetria ndjek organizimin e sallës, me tavolina të formave dhe vendosjeve përkatëse.

Porositë pranë tavolinës përkatëse

Menaxhimi i tavolinave lidhet me punën e përditshme të shërbimit dhe porosive.

Zgjidhja juaj e menaxhimit

Organizoni shërbimin,
nga salla te pagesa.

Funksionet kombinohen sipas nevojave të biznesit tuaj. Paketa dhe përfshirja e moduleve përcaktohen në ofertën përkatëse.

01 /

Salla dhe porositë

Ndiqni porositë sipas tavolinës. Përdorni transferimin e tavolinave ose operatorëve dhe shtoni komente për artikujt.

02 /

Pagesat gjatë shërbimit

Regjistroni pagesën e plotë ose të pjesshme të porosive dhe konsultoni shitjet e kryera.

03 /

Artikujt dhe menuja

Organizoni artikujt në grupe, shtoni fotografi dhe përcaktoni rregulla çmimesh ose zbritje gjatë shitjes.

04 /

Operatorët dhe turnet

Organizoni të drejtat sipas roleve dhe përdorni hapjen e mbylljen e turneve.

NGA SALLA NË KUZHINË

E njëjta porosi.
Informacion i qartë.

Përcillni porosinë e tavolinës dhe komentet për përgatitjen te kuzhina. Plotësoni organizimin e sallës me ekranin e kuzhinës KDS, sipas moduleve që zgjidhni.

  • Porosi të lidhura me tavolinën përkatëse.
  • Komente për kërkesat gjatë përgatitjes.
  • KDS si modul shtesë për ekipin e kuzhinës.
Kërkoni një demonstrim →
Tablet me porosinë e tavolinës 08 dhe ekran kuzhine me porosi ilustruese
Pamje ilustruese. Ndërfaqja dhe pajisjet përcaktohen sipas konfigurimit.
FaturX gjatë shërbimit

Tavolinat në pamje.
Porositë të organizuara.

Përdorni FaturX në kompjuter dhe celular sipas organizimit të shërbimit. Pamjet më poshtë ilustrojnë modalitetin e tavolinave; planimetria përshtatet me sallën tuaj.

Pamje ilustruese e FaturX për tavolinat dhe modalitetet e shërbimit në laptop
Në kompjuter · Tavolinat dhe ambienti i punës
Pamje ilustruese e FaturX për tavolinat në celular
Në celular · Ndërfaqe e përshtatur
CloudWindowsAndroidiPhoneWeb

FaturX është program cloud, me instalim në Windows, Android dhe iPhone dhe akses nga Web. Pamjet janë ilustruese; konfigurimi përcaktohet sipas nevojave të lokalit.

Administrimi i restorantit

Shërbimi në sallë.
Qartësia në administrim.

Ndiqni shitjet, artikujt dhe veprimet e regjistruara. Përdorni raportet për të kuptuar më mirë aktivitetin e lokalit.

Shitjet dhe operatorët

Konsultoni shitjet sipas artikujve, klientëve dhe punonjësve. Organizoni punën me role dhe turne.

Artikujt dhe furnizimet

Shihni furnizimet sipas furnitorit dhe analizat e artikujve. Përfshini magazinën sipas nevojës.

Të ardhurat dhe arka

Konsultoni të ardhurat, shpenzimet dhe ditarin e arkës për veprimet e regjistruara në program.

Ilustrim i Backoffice FaturX me grafik dhe raporte të biznesit
Ilustrim i raporteve me të dhëna shembull. Klikoni për ta zmadhuar.
Sipas nevojave të lokalit

Shtoni funksionet
që ju duhen.

Modulet dhe kombinimi i tyre përcaktohen së bashku. Përfshirja dhe konfigurimi saktësohen në ofertë.

KDS /

Ekrani i kuzhinës

Përfshini një ekran të dedikuar për porositë në kuzhinë, sipas mënyrës së organizimit të përgatitjes.

Më intereson
01 /

Magazina

Ndiqni hyrjet, daljet dhe gjendjen e mallrave të lokalit.

Më intereson
02 /

Receta dhe artikuj të përbërë

Lidhni gatimet me përbërësit dhe plotësoni menaxhimin me modulin e magazinës.

Më intereson
03 /

Skadencat dhe lotet

Përfshini ndjekjen e afateve të produkteve dhe loteve.

Më intereson
04 /

Porosi nga tavolina

Shtoni mundësinë e porosisë online nga tavolina.

Më intereson
05 /

Raporte të detajuara

Plotësoni administrimin me raportet që i nevojiten biznesit.

Më intereson
06 /

Fiskalizimi me Faturon

FaturX mund të lidhet me Faturon për fiskalizimin e faturave cash dhe noncash.

Më intereson

Restoranti juaj ka procese të veçanta?

Na tregoni kërkesën dhe shqyrtojmë mundësitë e përshtatjes ose të zhvillimeve shtesë.

Na tregoni nevojën tuaj →
Ta shohim konkretisht

Një demonstrim për biznesin tuaj.

Na tregoni çfarë ju nevojitet. Do të përcaktojmë së bashku konfigurimin dhe do të përgatisim ofertën.

info@daisy-etm.com ↗

Hap aplikacionin tuaj të emailit për kontroll dhe dërgim. Kërkesa nuk dërgohet automatikisht.

Zbuloni zgjidhjet e tjera.